IKSHPK ka dërguar 70 mostra në Gjermani për verifikim të variantit të ri
BKT
Kosovë

IKSHPK ka dërguar 70 mostra në Gjermani për verifikim të variantit të ri

Ariana Kasapolli/Radio Kosova

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka dërguar rreth 70 mostra në Gjermani për të parë se cili version aktualisht është në Kosovë.

Ndërkaq sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ky variant është shumëmë infektues sesa ata paraprakë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se deri më tani nuk është raportuar për ndonjë vdekje që lidhet me variantin e ri të koronavirusit, Omicron, variant që është detektuar në pothuajse 40 shtete të botës.

Xhevat Jakupi, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, i tha Radio Kosovësse në vendin tonë ende nuk është identifikuar ndonjë person me variantin Omicron. Por ai tha se janë më shumë se 70 mostra të marra nga qytetarët që tashmë janë dërguar në Gjermani për të verifikuar nëse ndonjë do të japë rezultate të variantit të ri.

"Mbi 70 mostra janë dërguar në gjermani dhe besojmë që pas 10 ditësh do t’i kemi rezultatet lidhur me variantin Omicron. Ky është një proces i rregullt. Ne kemi dërguar vazhdimisht mostra për të kuptuar se cili variant është prezent në Kosovë. Rezultatet që i kemi marrë kah mesi i nëntorit, varianti që ka qarkulluar në Kosovë ka qenë delta dhe delta plus’’, ka thënë Jakupi.

Ai tha se janë duke mbledhur të dhëna për variantin omikron dhe ajo që qëndron deri tash sipas tij , ky variant nuk shkakton pasqyrë klinikë më të rëndë. Deri tash tha zoti Jakupi, sipas OBSH, nuk ka pasur raste fatale.

‘’Megjithëkëtë duhet pritet deri në tri javë për të parë se çfarë ndikimi ka në egërsinë e pasqyrës klinike dhe në efektivitetin e vaksinave që tash i kemi në qarkullim’’, tha ai.

Të dhënat e para sugjerojnë se varianti është jashtëzakonisht infektues. Ky variant ishte identifikuar në nëntor në Afrikën e Jugut dhe mund të shkaktojë simptoma më të buta sesa variantet paraprake, përfshirë variantin Delta që është dominues në mbarë botën.

Sipas OBSH, në bazë të një studimi të kryer në Afrikën e Jugut thuhet se Omicroni ka gjasa tri herë më shumë që të shkaktojë riinfektime krahasuar me variantin Delta.


MË SHUME NGA Kosovë