​Një muaj paraburgim për krime lufte kundër popullatës civile
BKT
Kosovë

​Një muaj paraburgim për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti Special ka caktuar sot një muaj paraburgim kundër të pandehurit D.A.

Ai dyshohet se ka kryer veprat penale krime lufte kundër popullatës civile, krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për Katër Konventat e Gjenevës dhe organizimi i grupeve për kryerjen e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.


MË SHUME NGA Kosovë