Paralajmërohet ardhja e Hondës së re
Honda prezanton zyrtarisht gjeneratën e re të modelit MPV Step WGN, premiera e të cilit do të mbahet në Japoni më 7 janar 2022.
MPV Step WGN do të jetë rival i modeleve si Toyota Noah dhe Voxy, si dhe Nissan Serena, shkruan Autoblog.
Tani për tani, dihet se Step WGN i ri, përveç një brendshme më moderne dhe një liste më të gjerë të sistemeve të sigurisë dhe asistencës së shoferit, do të marrë edhe motorin hibrid të Honda: HEV, i cili do ta bëjë këtë gjeneratë më ekonomike deri më tani.
Automjeti do të ketë tre rreshta ulësesh për gjithsej gjashtë pasagjerë dhe një sistem info-argëtimi me ekran të madh, por më shumë detaje nuk vijnë ende.
Përveç versioneve standarde, në ofertë do të jetë edhe versioni Modulo X me pamje më tërheqëse dhe pajisje më të pasura.
Honda gjithashtu njofton se dërgesat për klientët e parë në Japoni do të fillojnë në pranverën e ardhshme.























