13:58 / 14.12.2021
Ministri Latifi pret Giacobbe, falenderon SHBA për pëkrahjen e vazhdueshme
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi, priti sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Nick Giacobbe dhe Drejtoreshën e Misionit të USAID në Kosovë, Zeinah Salahi.
Në këtë takim, Ministri Latifi i ka falënderuar SHBA-të për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës në rrafshin politik dhe në sektorin shëndetësor përmes projekteve konkrete që kanë pasur ndikim në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe veçanërisht në përballjen me Covid-19.
I ngarkuari me punë, z. Giacobbe ka shprehur përkushtimin e SHBA-ve për të mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë në arritjen e objektivave për sigurimin e një kujdesi cilësor shëndetësor për qytetarët e vendit.























