Prezantohet Genesis G90 i ri – luks i pafund në limuzinë
Dy javë më parë, Genesis na detyroi të presim për zbulimin e gjeneratës së dytë të modelit lider.
G90 i ri duket shumë mbresëlënës si nga jashtë ashtu dhe brenda. E pavarësisht që nën kapak nuk do të ketë motorin V8, kjo nuk i ka zhgënjyer adhuruesit e kësaj marke, transmeton Telegrafi.
Genesis ka vendosur t’i sfidojë rivalët e tij në mbarë botën, duke prezantuar veturën brenda të cilës nuk mungon pothuajse asgjë.
Dy javë më parë, koreanët publikuan fotografitë e eksterierit të veturës, që mund të lavdërohet për siluetën elegante për dallim nga modeli i mëparshëm.
Por mund të thuhet se pjesa e pasme është e ngjashme me veturën franceze DS 9. Tani ka ardhur koha që të zbulohet edhe enterieri, specifikat motorike dhe pajisjet brenda kësaj veture.
Genesis G90 nga brendësia është i veshur me lëkurë, dru dhe alumin dhe është dizajnuar për ata që kënaqen derisa voziten.
Aty është edhe sistemi për argëtim i një niveli tjetër me ekran prej 10,2 inç sikurse edhe një tablet për kontrollimin e perdeve, masazh në ulëse, klimë, sistemin multimedial.























