Këtë mund t’a bëjë vetëm Toyota: Prezantoi 15 vetura elektrike njëherësh
Prodhuesi më i madh i makinave në botë ka befasuar sërish botën duke shpallur strategjinë e tij për automjete elektrike.
Asnjëherë nuk është regjistruar më parë që një prodhues të prezantojë 15 risi njëherësh.
Toyota e bëri këtë me ndihmën e Lexus dhe njoftoi se po hynte në betejën për lider në elektromobilitet.
Dhe më e mira nga të gjitha, nga 15 konceptet, vetëm një pjesë e vogël bazohet në modelet ekzistuese, ndërsa shumica janë modele krejtësisht të reja në platformën e-TNGA.



Akio Toyoda vuri në dukje se Toyota po shkon në dy drejtime, ku i pari është në drejtim të automjeteve me emetim të reduktuar të gazeve serrë si hibridet, dhe i dyti ekskluzivisht automjeteve me emetim zero.
Drejtimi i fundit do të jetë kryesori.
Toyota ka njoftuar gamën e saj bZ (përtej Zero) e cila sjell modele të serive të mëdha me një çmim të volitshëm. Këto janë bZ4X dhe katër koncepte të tjera duke përfshirë disa crossover dhe rivalin e ardhshëm Tesla Model 3.
























