Mbi 100 kërcënimet për Vehbi Kajtazin, vihet në lëvizje Prokuroria
BKT
Kosovë

Mbi 100 kërcënimet për Vehbi Kajtazin, vihet në lëvizje Prokuroria

Prokuroria e Kosovës ka njoftuar se ka inicuar rast në drejtim të veprës penale “Kanosja”, ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se kjo e fundit ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme karshi kësaj çështje, shkruan Ekonomia Online.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, ju njofton se pas raportimit të kërcënimeve ndaj V.K., si rezultat i deklaratave të bëra në një emision televiziv vendor, më 16 dhjetor 2021, me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Kanosja”, të paraparë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i shtetit ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme karshi kësaj çështjeje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.


MË SHUME NGA Kosovë