Sequi: Nga Ballkani Perëndimor vjen një shtytje e fuqishme drejt BE-së
BKT
Kosovë

Sequi: Nga Ballkani Perëndimor vjen një shtytje e fuqishme drejt BE-së

Nga këndvështrimi i Italisë, unë shoh një aspekt vendimtar në nxitjen e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kjo është aspirata e të rinjve prej këtyre vendeve për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, që po bëhet gjithnjë e më e fortë, deklaroi ambasadori Ettore Sequi, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme italiane, në një forum të ANSA-s.

”Unë jam i bindur se një injeksion i këtij entuziazmi dhe frymëzimi evropian në venat e Evropës do të ishte shumë e rëndësishme, përndryshe ajo zonë do të ishte e hapur ndaj ndikimit të të tjerëve”, theksoi ai.

”Evropa është eksperimenti më i madh i inxhinierisë institucionale në historinë e njerëzimit. Ekziston një thënie në Bruksel: ‘kurrë mos humbisni një krizë të mirë’, sepse nga krizat nxjerrim edhe mësime edhe mundësi”, shtoi Sequi.

”Italia është një nga vendet e para dhe më të rëndësishme që dha kontributin e vet në Evropë. Unë besoj se duhet të fillojmë nga ky ndërgjegjësim i ripërtërirë për rëndësinë e Evropës dhe të shikojmë mundësitë që ajo ofron në perspektivë”, tha ai.


MË SHUME NGA Kosovë