Havolli: Po punojmë të ulim numrin e automjeteve të pasiguruara
BKT
Kosovë

Havolli: Po punojmë të ulim numrin e automjeteve të pasiguruara

Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli tha se numri i veturave të pasiguruara është problem që të kemi lëvizje në drejtim të Kartonit të Gjelbër.

“Kemi krijuar grupin punuar për Kartonin e Gjelbër, kemi pasur disa takime, përfshirë edhe ministrin Sveçla, ku kemi diskutuar disa modalitete të vogla që do të ndikonin në uljen numrit të veturave të paregjistruara dhe pa siguruara, në synojmë që ato të jenë me 3 %. Jemi edhe në hartim edhe të marrëveshjeve tjera të mirëkuptimit mes, BQK-së BKS-së dhe MPB-së, që të përkrahet Policia e Kosovës në identifikimin e automjeteve të pasiguruara që janë në Kosovë. Me këtë numër të madh të automjeteve është vështirë të ecim tutje”, tha ai sot në një konferencë për media. 

Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli, bëri me dije se punojnë edhe për liberalizimin të tregun e sigurimeve,që do të ndodh në muajt e parë të vitit 2022.


MË SHUME NGA Kosovë