13:37 / 29.12.2021
Publikohet raporti për vaksinimin dhe mbrojtjen nga infektimit me COVID-19
Demokraci Plus (D+) ka publikuar "Raportin mes vaksinimit dhe mbrojtjes nga infektimi me COVID-19".
Në këtë raport është analizuar raporti mes vaksinimit dhe mbrojtjes nga infektimi me COVID-19 që fitohet me anë të vaksinimit.
Po ashtu në punim konstatohet se marrja e dy dozave të vaksinës (apo vaksinimi i plotë) nuk do të thotë që personi i vaksinuar nuk mund të infektohet nga COVID-19. Por, vaksinimi në shumicën e rasteve ofron mbrojtje nga simptoma të rënda dhe shtrimit në spital si pasojë e COVID-19.























