Cila është vetura elektrike më e shitur në Evropë në vitin 2021?
BKT
Auto

Cila është vetura elektrike më e shitur në Evropë në vitin 2021?

Tesla Model 3 duket se do të bëhet automjeti – tërësisht elektrik – më i shitur në Evropë në vitin 2021, tregojnë të dhënat nga studiuesi i tregut JATO Dynamics.

Sipas medieve të huaja, duke hipur në një valë popullariteti për makinat EV, sedani elektrik ka parë që shitjet të arrijnë 113,397 njësi në 11 muajt e parë të vitit, një rritje prej 84 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2020.

Në muajin shtator të vitit 2021, modeli amerikan ishte makina e parë plotësisht elektrike që u bë makina më e shitur në Evropë në përgjithësi këtë muaj, duke tejkaluar modelet e njohura ICE si VW Golf dhe Renault Clio, përcjell Telegrafi.TT

Tesla Model 3 nuk ka gjasa të humbasë vendin e parë duke u parë si EV e dytë më e shitur në Evropë deri në nëntor, VW ID.3, ka grumbulluar 63,109 shitje (rritje me 125 përqind) – pak më shumë se gjysma e shitjeve të Model 3.