10:41 / 10.01.2022
Policia sekuestron pajisje të kriptovalutave në Gllogoc
Në Gllogoc mbrëmë nga policia është ndaluar një veturë në të cilën dyshohej se po bënte kontrabandë me mallra.
Në automjet, sipas policisë i dyshuari kishte të ngarkuara pajisje për prodhimin e kriptovalutave si: 116 kartela grafike, 17 pllaka me procesor, 50 siguresa të energjisë elektrike, 21 USB dhe 2 procesorë të përdorur.
Vetura me të gjitha pajisjet është sekuestruar dhe me trajtimin e rastit vazhdon Dogana e Kosovës. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent./KK/























