Afër 3 mijë raste të reja me COVID regjistrohen në 2 javët e para të vitit
Kosovë

Afër 3 mijë raste të reja me COVID regjistrohen në 2 javët e para të vitit

Brenda 14 ditëve të para të vitit 2022 u regjistruan 2 mijë e 797 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Ndërsa, sot sipas Ministrisë së Shëndetësisë u regjistruan 585 raste të reja me këtë virus.

Në lidhje me këtë situatë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka apeluar për mosgrumbullim të shumë personave dhe ka paralajmëruar përkeqësim të situatës në ditët në vazhdim.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.708.466 doza të vaksinës, shkruan Sinjali.

Sot, Ministria e Shëndetësisë ka apeluar tek qytetarët që të vaksinohen me dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa