Puma hibride nga Ford, vetura e re “rally”
Auto

Puma hibride nga Ford, vetura e re “rally”

Pas Hyundait edhe Ford ka prezantuar veturën e saj elektrifikuese “rally”, me të cilën do ta zëvendësoj në WRC, Fiestan duke marrë kështu pjesë në garën e ardhshme të rally.

Në edicionin e sivjetmë të WRC, Ford do të ketë përfaqësuesin e ri në kategorinë Rally1, ku pjesëmarrësit do të garojnë me veturat e tyre hibride, e në vend të Fiesta tani ka ardhur në “jetë modeli i Puma, që sipas rregullave të reja nuk duhet patjetër të jetë model serik, transmeton Telegrafi.

Veturën e vë në lëvizje motori 1.6 litërsh me katër cilindra nga Fiesta që prodhon rreth 380 kuaj-fuqi, e bëhet fjalë për motorin me 136 kuaj-fuqi.

Ky kombinim interesant i “dhuron” shoferit adrenalinë gjatë ngarjes. Fuqia në rrotat bartet falë ndërruesit me pesë shpejtësi, e sipas rregullat të reja shoferët e veturave hibride nuk do të mund të llogarisin në diferencialin qendror.

Gara e ardhshme rally fillon më 20 janar në Monte Karlo, e për ekipin e Ford M-Sport, do të marrë pjesë Craig Breen/Paul Nagle, Adrien Fourmaux/Alexandre Coria, Gus Greensmith/Jonas Andersson dhe Sebastien Loeb/Isabelle Galmiche.