Bugatti sjell skuterin që lëviz me 30 km/h
Auto

Bugatti sjell skuterin që lëviz me 30 km/h

Emri Bugatti është sinonim i shpejtësisë, me modelet më të shpejta të të gjitha kohërave siç është rasti i Chiron Super Sport 300+, një prej veturave serike më të shpejta në botë që lëvizë me shpejtësi maksimale prej 490 kilometra në orë.

Kur prodhuesi francez zbuloi veturën e parë elektrike, të gjithë pritën të jetë një super-veturë me emetim zero të gazrave – mjaftueshëm që ta lë pas Tesla Model S.

Por EV Bugatti i parë ka vënë emrin në diçka krejt tjetër: bashkoi forcat me kompaninë amerikane për prodhimin e skuterit elektrik, që lëvizë me shpejtësi maksimale prej 30 kilometra në orë.

Kompania me traditë 113-vjeçare është e njohur për modelet e suksesshme si Veyron dhe Chrion që lanë pas çdo veturë tjetër – sa i përket shpejtësisë.

Madje spekulohej se së fundmi do të prezantohet një hiper-veturë e elektrifikuar, që kur ka arritur partneritet me kompaninë kroate Rimac në krye të cilës është Mate Rimac.

Megjithatë, mjeti i parë elektrik që do të dalë në treg do të jetë skuteri që u zhvilluar dhe prodhua nga kompania me seli në New York e njohur si Bytech International, që bashkoi forcat me Bugatti.

Ky skuter me vetëm një mbushje të baterisë mund të përshkojë 35 kilometra, kurse për t’u mbushur plotësisht bateria nevojiten deri në katër orë.