KE: Mbushës për vetura elektrike çdo 60 kilometra nëpër autostrada
Auto

KE: Mbushës për vetura elektrike çdo 60 kilometra nëpër autostrada

Sipas pakos së madhe të masave të paraqitura nga Komisioni Evropian gjatë vitit të kaluar të quajtur “Fit for 55”, vendet anëtare do të detyrohen të ndërtojnë një rrjet mbushësish për veturat elektrike në të gjithë BE-në.

Çdo 60 kilometra përgjatë autostradave do të duhej të ndërtohej nga një stacion për mbushje të shpejtë, e për mjetet transportuese (pesha të mëdha) çdo 150 kilometra do të instalohej një stacion për furnizim me hidrogjen.

Kjo rregullore siguron që në çdo shtet anëtar të ekzistojnë kapacitete të mjaftueshme të mbushësve publikë, për të plotësuar nevojat e flotës së veturave me emetim zero që pritet të arrijnë në treg, ka paralajmëruar Komisioni Evropian.

Çfarë nënkupton kjo? Deri më 2025, do të duhej të kishte një milion mbushës, e deri më 2030 deri në 3.5 milionë. Për mbushës në autostrada deri në vitin 2025 do të jenë të disponueshëm deri në 300 kW – pra nga dy mbushës me fuqi. 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa