Vazhdojnë patrullimet e policisë në trafik dhe parandalimin e Covid-19
Po vazhdojnë aktivitetet e Policisë së Kosovës me qëllim ngritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë.
Siç njoftohet, drejtoria rajonale e policisë, patrullat e trafikut rajonal në Gjilan në implementim të planit operativ, me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafik gjatë periudhës kohore 21/23-01.2022, kanë gjetur parregullsi në komunikacion si dhe në mos zbatimin e masave anti-Covid-19.
Për shkeljet dhe veprimet ndaj shkelësve te ligjit janë ndërmarr këto masa ligjore:
Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar: 134
Mos respektimi i këmbësorëve: 1
Drejtimi i mjetit pa patentë shofer: 3
Rripi i sigurisë: 21
Gjendja jo e rregullt teknike e automjetit: 1
Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit: 6
Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore: 3
Mosrespektim i urdhrit të policit: 3
Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues: 6