Nissan prezanton Juke Kirro me rastin e premierës së filmit të ri të Batman
Auto

Nissan prezanton Juke Kirro me rastin e premierës së filmit të ri të Batman

Nissan ka prezantuar edicionin e limituar të modelit Juke, e një prej arsyeve është partneriteti me kompaninë Warner Bros, përkatësisht filmin Batman.

Filmi i ri për heroin Batman do të shfaqet premierë në Londër gjatë 4 marsit, kurse Nissan ka përgatitur versionin special të modelit Juke të quajtur Kiiro, transmeton Telegrafi.

Kiiro në gjuhën japoneze do të thotë ngjyra e verdhë, e Juke Kiiro ka detaje në mbrojtësit anësore me po këtë ngjyrë. Pamjet e kësaj veture është avancuar falë fellneve 19-inç të aluminit.

Ulëset janë nga lëkura e zezë, kurse peri me të hirtë dhe verdhë. Konzola qendrore është zbukuruar me alumin, derisa aty gjendet edhe ekrani 8-inç i ndjeshëm në prekje nga NissanConnect, me infotainment sistem që përkrah lidhjen Android Auto dhe AutoCarplpay e Google Assistan madje edhe Amazon Alexa.

Gjithashtu në dispozicion është navigacioni TomTom Maps & Live Traffic. Juke është në gjeneratën e dytë nga viti 2019, bazohet në CMF-B platformën, e ofrohet ekskluzivisht me motor 1 litërsh me tre cilindra turbo-benzinë që prodhon 112 kuaj-fuqi.

 

Fuqia motorike bartet në rrotat e përparme përmes ndërruesit manual me gjashtë shpejtësi, apo edhe atij opsional automatik.

Nissan do të prodhojë vetëm 5 mijë njësi të modelit Juke Kiiro, e 500 prej tyre do të rezervohen enkas për tregun britanik. QMimi do të bëhet i ditur më vonë. /Telegrafi/