Bentley do nisë prodhimin e veturës së tij të parë elektrike në vitin 2025
Auto

Bentley do nisë prodhimin e veturës së tij të parë elektrike në vitin 2025

Prodhuesi britanik i veturave luksoze, Bentley, tha të mërkurën se do të nisë prodhimin e makinës së tij të parë plotësisht elektrike në vitin 2025.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Bentley gjithashtu u zotua të investojë 3.4 miliardë dollarë në qëndrueshmëri gjatë dekadës së ardhshme.

Prodhuesi i makinave tha se do të rikonfiguronte fabrikën e tij në Mbretërinë e Bashkuar në Crewe për të ndërtuar automjetin e ri.

Nuk dha detaje të mëtejshme se çfarë forme do të marrë automjeti i saj i parë plotësisht elektrik. /Telegrafi/