BMW “bashkon” Serie 4 me 8, sjell Serie 6 e re
Auto

BMW “bashkon” Serie 4 me 8, sjell Serie 6 e re

Kompania gjermane BMW planifikon të bëjë ndryshime kur është fjala për ofertën e modeleve, kjo për shkak të situatës së krijuar në treg.

Kërkesat për coupe dhe kabriolet ka rënë viteve të fundit, dhe kjo ka bërë që blerësit të shmangin veturat që janë më pak praktike dhe t’i kthejnë sytë kah SUV dhe crossoverët,  transmeton Telegrafi.

Për këtë kompanitë kanë bërë lëvizje të caktuara në këtë drejtim, e në mesin e tyre është edhe Mercedes, që jo vetëm që ka “shuar” S-Class Coupe dhe kabriolet, por edhe AMG GT Roadster dhe SLC.

Përveç kësaj, versionet e C-Class me dy dyer dhe ato të E-Class do të bashkohen në një model me logon e CLE-së.

BMW do të mund ta bënte një gjë të ngjashme, nëse është për t’ju besuar raportimeve të mëparshme të disa revistave, se Serie 8 Coupe dhe kabriolet nuk do të presin gjeneratat e reja – por dy familjet do të “bashkohen” në Serie 6 nga viti 2026.

Serie 6 është akoma aty pasi që BMW ende në disa tregje e shet Gran Turismo si alternativë e Serie 5 Touring, dhe është vetëm çështje kohe kur do të ofrohet Serie 6 që sipas të gjitha gjasave do të duket më ndryshe.

E derisa Serie 4 Gran Coupe nuk përmendet, “vëllai i saj i madh”, Serie 8 Gran Coupe do të jetë pjesë e familjes Serie 7 si alternative më elegante për limuzinën tradicionale.