15:44 / 27.01.2022
Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 4 mijë e 623 doza të vaksinës
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 4 mijë e 623 doza të vaksinës kundër Covidit.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.764.421 doza të vaksinës. Deri më sot 803.638 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 68.526 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19”, ka njoftuar MSh-ja.























