Nissan paralajmëron e modelit Micra, do të jetë plotësisht elektrik
Auto

Nissan paralajmëron e modelit Micra, do të jetë plotësisht elektrik

Nissan synon prodhimin e pasuesit të modelit Micra bazuar në platformën e re elektrike që e ndanë me Renault, e është pjesë e një investimi prej 23 milionë euro që e ka paralajmëruar aleanca Renault-Nissan-Mitsubishi.

Micra e re do të ndajë platformën e re CMF-BEV me atë të Renault 5, e kjo platformë do të jetë e gatshme për përdorim nga viti i ardhshëm, ku do të ketë hapësirë të mjaftueshme për baterinë që me vetëm një mbushje përshkon 402 kilometra.

Kjo platformë do të jetë bazë për 250 mijë vetura që brenda vitit do të prodhohen nga Nissan, Renault dhe Alpine. Fjala është për platformën që zvogëlon shpenzimet për 33 për qind, sikurse edhe shpenzimin e energjisë në 10 për qind krahasuar me platformën aktuale që përdor Renault Zoe.

Platforma CMF-BEV do jetë një prej atyre elektrike që aleanca do ta lansojë përmes programit të filluar për platformën CMF-EV, e në të janë të bazuar SUV-i i Nissan Ariya si dhe Renault Megane E-Tech Electric.

Pesë platformat përfshijnë një kombinim për furgonë, e tjetra për vetura mikro të stilit japonez. Aleanca ka konfirmuar se pesë platformat do të jenë një lloj baze për 35 veturat e reja që do të dalin në treg deri në vitin 2030. /Telegrafi/