AKK:Trajtimi i shpejtë i rasteve korruptive,domosdoshmëri në luftimin e tij
Kosovë

AKK:Trajtimi i shpejtë i rasteve korruptive,domosdoshmëri në luftimin e tij

Drejtori Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj priti në takim Ambasadorin Zviceran në Kosovë z.Thomas Kolly.

Duke i uruar pozitën e re të Drejtorit të AKK-së, Ambasadori Zviceran në Kosovë,  z.Thomas Kolly i ofroi mbështetje teknike në realizimin e detyrave të agjencisë. Ai theksoi se përmes projekteve të saj, Zviceran e ka përkrahur AKK-në që një kohë të gjatë dhe do të vazhdojë një gjë të tillë.

Në anën tjetër, Drejtor i AKK-së, z. Yll Buleshkaj e njoftoi Ambasadorin zviceran z.Thomas Kolly me veprimet aktuale të AKK-së në raport me plotësimet dhe ndryshimet ligjore të fushëveprimit të saj, përkatësisht Ligjin për AKK-në dhe Ligjin për Deklarimin e Pasurisë së Zyrtarëve të lartë publik, ndërsa theksoi se orientimi strategjik i AKK-së do të fokusohet në zbatimin e ligjshmërisë dhe krijimin e mekanizmave që nxjerrin rezultatet konkrete të parandalimit dhe luftimit e korrupsionit në Kosovë.“Shpejtimi i dinamikës së trajtimet të rasteve të korrupsionit është domosdoshmëri në parandalimin dhe luftimin e Korrupsionit në Kosovë” theksoi Drejtori i AKK-së, z. Yll Buleshkaj.

Në takimin e përbashkët mes Drejtorit të AKK-së dhe Ambasadorit Zviceran, u diskutua gjithashtu edhe mundësia e realizmit të projekteve për bashkëpunim regjional në iniciativa të përbashkëta të shkëmbimit të përvojave në parandalimin dhe luftimin e Korrupsionit.