Nevera “shkatërroi” Lucid dhe Tesla në shpejtësinë e mbushjes së baterisë
Auto

Nevera “shkatërroi” Lucid dhe Tesla në shpejtësinë e mbushjes së baterisë

Kompania kroate, Rimac Nevera është një hit absolut në botën e veturave dhe teknologjisë së automobilave ndërsa hiper vetura e saj e fundit elektrike, Nevera po thyen vazhdimisht rekorde.

Nevera zhvillon 2000 kuaj/fuqi, përshpejton nga 0 në 100 km/h në më pak se dy sekonda, dhe distanca e saj është 547 kilometra falë një baterie 120 kWh (LiNiMnCoO2, 6,969 qeliza).

Tani vizionari kroat dhe themeluesi i kompanisë, Mate Rimac ka shtuar mosbesimin në mbushësin IONITY dhe ka publikuar rezultate të pabesueshme.

Bota u impresionua nga mbushësi i Teslës, V3 Supercharger, duke ngarkuar Taycanin e Porsche dhe Ioniq 5 të Hyundai për fuqinë e mbushësit midis 250 dhe 260 kW, dhe më pas erdhi Lucid me 300 kW karikim.

Sidoqoftë, Nevera e theu atë rekord duke arritur një fuqi  prej 333 kW. Përveç kësaj, Rimac pretendon se fuqia e mbushësit mund të rritet deri në 500 kW.