Liburn Aliu në Preshevë për vizitë zyrtare, takon kryetaren Ardita Sinani
Kosovë

Liburn Aliu në Preshevë për vizitë zyrtare, takon kryetaren Ardita Sinani

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka udhëtuar sot drejt Preshevës për një vizitë zyrtare.

Ai u takua me kryetaren e kësaj komune Ardita Sinani, me të cilën kanë diskutuar për bashkëpunimin e mëtutjeshëm dhe krijimin e lidhjeve më të sigurta e të qëndrueshme, për avancimin e të drejtave dhe mirëqenien e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Postimi i plotë i Aliut në Facebook:

Sot, shoqëruar nga shefja e kabinetit znj. Rineta Jashari, jemi në vizitë zyrtare në komunën e Preshevës. Në Preshevë, pata nderin dhe kënaqësinë ta takojë kryetaren e komunës së Preshevës, njëkohësisht miken time znj. Ardita Sinani.

Në fokus të vizitës ishin diskutime për bashkëpunimin e mëtutjeshëm dhe krijimin e lidhjeve më të sigurta e të qëndrueshme, për avancimin e të drejtave dhe mirëqenien e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Jemi të bindur që komunikimi dhe përkushtimi për të bashkëpunuar edhe më tej për aktivitete e projekte të ndryshme kulturore e sportive do të kontribuojë në të mirën e përgjithshme, e ne si Qeveri do të organizojmë takime të rregullta, si domosdoshmëri të punës së përbashkët për të avancuar më tej në krijimin e raporteve të shkëlqyera në mes nesh.