Kia do të tërheq nga klientët mbi 400 mijë vetura
Auto

Kia do të tërheq nga klientët mbi 400 mijë vetura

Kompania automobilistike koreane Kia, ka njoftuar se do të tërheq nga tregu si dhe nga klientët më shumë se 410,000 automjete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me qëllim të rregullimit të një defekti që besohet se mund të ndalojë hapjen e thasëve të ajrit që shërbejnë për t’i mbrojtur klientët në rast të aksidentit.

Tërheqja e veturave nga kjo kompani do të përfshijë disa lloje të veturave të vogla nga modelet e viteve 2017 dhe 2018, si dhe disa modele të tjera më të mëdha të prodhuara në mes të viteve 2017 deri 2019.

Prodhuesi korean i automjeteve thotë se këtyre veturave do tu bëhet një inspektim i sistemit elektronik me qëllim të përditësimit të softuerit apo zëvendësimit të tij.

Pronarët e veturave do të njoftohen me postë duke filluar nga data 21 mars.

Kompania koreane Kia thotë se problemet e para u evidentuan në Kore, korrikun e vitit të kaluar.

Kompania thotë se ka pranuar 13 ankesa të klientëve dhe 947 raportime të tjera por që sipas tyre nuk u raportuan përplasje apo lëndime të udhëtarëve.