Shërbimi i kërkim-shpëtimit malor bënë thirrje për kujdes nga ortekët
BKT
Kosovë

Shërbimi i kërkim-shpëtimit malor bënë thirrje për kujdes nga ortekët

Shërbimi i kërkim-shpëtimit malor të Kosovës ka bërë thirrje për kujdes nga ortekët, kjo pas reshjeve të fundit të borës të përcjellura me erërat e forta.

Në njoftimin e këtij shërbimi thuhet se disa pjesë në zonat malore të rajonit kanë rrezik potencial për lëshimin e orteqeve.

Njoftimi i Shërbimit:

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës

Kujdes Ortek 

Pas reshjeve të fundit të borës të përcjellura me erëra të forta, disa pjesë në zonat malore të rajonit tonë kanë rrezik potencial për lëshimin e orteqeve.

Sidomos faqet e drejtimeve gjeografike: perëndim, veri perëndim dhe disa drejtime të tjera që kanë qenë nën ndikimim e faktorëve të lartpërmendur.

-Rreziku kryesor është në zonat mbi pyjore, por eksiton edhe rreziku në zonat pyjore dhe ndërpyjore.

-Mos skijoni jashtë shtigjeve të skijimit!

-Bjeshkatarë evitoni aktivitetet e juaja në pjerrësitë 30~45°.

-Zhvilloni aktivitetet e juaja në vende të sigurta dhe jo të ekspozuara.

-Përdorimi i pajisjeve të sigurisë për ortek është i domosdoshëm!

Për çdo urgjencë kontaktoni në numrat:

112

+38349840228

This image has an empty alt attribute; its file name is sherbimi.png


MË SHUME NGA Kosovë