General Motors shpreson të dorëzojë 400 mijë vetura elektrike deri më 2024
BKT
Auto

General Motors shpreson të dorëzojë 400 mijë vetura elektrike deri më 2024

Pothuajse çdo prodhues automobilistik ka bërë premtime të guximshme për numrin e automjeteve elektrike që do të prezantojnë në dekadën e ardhshme, por planet e tyre ambicioze në fund të fundit varen nga blerja e vërtetë e makinave elektrike në vend të makinave me gaz.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, automjetet elektrike – përfshirë ato plug-in dhe ato tradicionale hibride – përbënin ende më pak se 10 për qind të shitjeve të përgjithshme të makinave në SHBA në vitin 2021.

Megjithatë, shefja ekzekutive e General Motors, Mary Barra, njoftoi të martën se GM synon të ofrojë 400 mijë vetura elektrike në Amerikën e Veriut deri në fund të vitit 2023.

Për të ndihmuar në përmbushjen e këtij qëllimi, GM planifikon të lansojë 20 modele EV në SHBA deri në vitin 2025, me 10 modele EV shtesë për tregjet globale. /Telegrafi/