23:50 / 06.02.2022
Deputetët e LVV që nuk kanë marrë shtesa për udhëtim
Javën e fundit ka pasur shumë reagime pas publikimit të shpenzimeve të rrugës për deputetë, e konkretisht pasi disa prej tyre kanë përfituar para për naftë edhe pse jetojnë në Prishtinë, e jo në vendlindjet e tyre.
Kanal 10 ka publikuar listën e deputetëve të partisë në pushtet, Vetëvendosje që nuk figurojnë në listën e atyre që kanë marrë shtesa udhëtimi për të shkuar në punë.
Qytetet në grafikë janë vendlindjet e deputetëve, siç janë regjistruar në Kuvend.
Janë konkretisht 20 deputetët të Vetëvendosjes që nuk kanë marrë shtesa udhëtimi për të shkuar në punë, shkruan Reporteri.net.
























