17:02 / 12.02.2022
Nisin përgatitjet për ndryshimin e pamjes së NewBorn-it
Kanë filluar përgatitjet për ndryshimin e pamjes së monumentit të pavarësisë “Newborn”.
Edhe sivjet sikurse në çdo vit paraprak ky monument do të ndryshojë ngjyrën dhe motivin. Autori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili, ka bërë të ditur se në 14-vjetorin e pavarësisë ky monument do të simbolizojë fuqinë e vajzave.























