12:02 / 24.02.2022
90 pacientë me COVID-19 po trajtohen në ShSKUK
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 90 pacientë me COVID-19, janë duke u trajtuar.
Gjithashtu, ata kanë njoftuar se 80 prej tyre janë të konfirmuar me COVID-19 dhe gjashtë të negativizuar.
Ndryshe, në njoftimin e ShSKUK-së bëhet e ditur se 70 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe katër në Mjekim Intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 45 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 8 pacientë
Spitali i Gjilanit, 10 pacientë
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Gjakovës, 10 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 2 pacientë
Spitali i Ferizajt, 7 pacientë























