SUV-i i parë elektrik i Jeep vjen në vitin 2023
Auto

SUV-i i parë elektrik i Jeep vjen në vitin 2023

Jeep, marka ikonë amerikane në pronësi të Stellantis, zbuloi imazhet e para të SUV-it të saj të ardhshëm elektrik.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kompania nuk po ndan asnjë detaj tjetër apo edhe emrin e automjetit, por konfirmoi se EV i ri do të dalë në treg në vitin 2023.

Jeep ka qenë më i ngadalshëm për të përqafuar elektrifikimin në krahasim me shumë nga rivalët e tij.

Prodhuesi i automjeteve ka lansuar versione hibride plug-in të SUV-ve të tij Wrangler dhe Grand Cherokee dhe planifikon një version ‘off-roading’ të Grand Cherokee, Trailhawk, që gjithashtu vjen me një motor hibrid.

Por SUV-i i paemëruar që do të dalë vitin e ardhshëm do të jetë automjeti i parë i Jeep-it me bateri.