Mblidhet Kuvendi i Kosovës, këto janë pikat e rendit të ditës
BKT
Kosovë

Mblidhet Kuvendi i Kosovës, këto janë pikat e rendit të ditës

Sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare, në të cilën në rend dite janë disa pika.

Në kët seancë do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-034 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-049 për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar, shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.14/62 datë 23.02.2022, për vazhdimin e masave emergjente në furnizimin e energjisë, formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidateve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave si dhe formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës nga komunitetet joshqiptare.


MË SHUME NGA Kosovë