Lumezi takon partnerët e Projektit EUKOJUST
BKT
Kosovë

Lumezi takon partnerët e Projektit EUKOJUST

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumez ka pritur në takim Drejtoreshën e Projektit EUKOJUST nga IRZ, Teresa Thalhammer.

Lumezi dhe Thalhammer patën diskutime të frytshme për aktivitetet  e përbashkëta, të cilat janë zhvilluar deri me tani dhe ato që pritet të realizohen në kuadër të Projektit EUKOJUST.

Po ashtu, ata shkëmbyen pikëpamje për çështje të ndryshme, që ndërlidhen me procesin e reformave në sistemin e drejtësisë, rishikimin funksional të sundimit të ligjit dhe konsolidimin e institucioneve të pushtetit gjyqësor.

Kryeprokurori Lumezi, ka vlerësuar lart ndihmën e Projektit EUKOJUST të dhënë në fusha të ndryshme për institucionet e drejtësisë dhe sistemin prokurorial.

Në fund, bashkëbiseduesit, shprehën gatishmërinë e ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit, i cili do të jetë në shërbim të nevojave të sistemit prokurorial.S.K./RTKlive


MË SHUME NGA Kosovë