11:24 / 08.03.2022
14 pacientë me Covid-19 po trajtohen në SHSKUK
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, me Covid janë duke u trajtuar 14 pacientë, kurse 22 pacientë të tjerë në trajtim mjekësor, janë post-Covid.
Siç njofton SHSKUK, 20 pacientë janë me oksigjeno-terapi, ndërsa 4 pacientë po trajtohen në mjekim intensiv./F.C/
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 23 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë
Spitali i Gjilanit, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Gjakovës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë























