Ferrari dhe Lamborghini pezullojnë punën në Rusi
Auto

Ferrari dhe Lamborghini pezullojnë punën në Rusi

Disa marka luksoze po pezullojnë operacionet e tyre në Rusi.

Prodhuesit e automjeteve Ferrari dhe Lamborghini thanë se nuk do të prodhojnë automjete për tregun rus deri në një njoftim tjetër.

Në një deklaratë, Ferrari tha se planifikon të dhurojë 1 milion euro për të mbështetur përpjekjet e ndihmës për qytetarët ukrainas, raporton bbc.

Lamborghini tha se “shpreson për një fund të shpejtë të armiqësive dhe një kthim në diplomaci”. Ajo planifikon të bëjë një donacion për Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

Marka më e madhe zvicerane e orëve, Rolex, tha gjithashtu të martën se po ndalon eksportet në Rusi.

Ata janë ndër një mori shitësish të nivelit të lartë – duke përfshirë Chanel, Louis Vuitton dhe Gucci – që janë tërhequr nga vendi ditët e fundit. /telegrafi