Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt nga takimi me komunitetin e skenës së pavarur muzikore.
Për nisjen e festivalit teatror ndërkombëtar të vendeve ballkanike dhe për pjesëmarrjen e Kosovës, në lidhje të drejtpërdrejt nga Bursa, flet, Anxhela Bregu, koordinatore e festivalit.
Në lidhje të drejtpërdrejt nga Zvicra, Musa Kamenica, nga Partia Socialiste e Zvicrës, Lozanë, kandidat për parlamentin e kantonit të Vaudit.
Për librin ‘’2085 Fjalë Njërrokëshe Të Gjuhës Shqipe’’, flet autori, Aleksandër Hasanas.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























