Kjo është makina më e gjatë në botë sipas rekordit Guinness
Auto

Kjo është makina më e gjatë në botë sipas rekordit Guinness

Një version i restauruar i makinës më të gjatë në botë theu rekordin e tij botëror Guinness kur u mat zyrtarisht në 30 metra dhe 1.5 inç i gjatë.

Sipas medieve të huaja, Guinness World Records tha se super limuzina e njohur si ‘American Dream’ u ndërtua fillimisht në vitin 1986 nga personalizuesi i makinave Jay Ohrberg dhe ishte e gjatë 18 metra.

Ohrberg më vonë e zgjati automjetin në 30 metra, duke kapur Rekordin Botëror Guinness për makinën më të gjatë.

Automjeti bëri paraqitje të shumta në film përpara se të përfundonte përfundimisht në një magazinë në New Jersey, ku qëndroi për disa vite.

Michael Manning, pronar i muzeut të mësimdhënies teknike Autoseum në Nassau County, N.Y, vendosi të merrte përsipër detyrën monumentale të restaurimit të American Dream, e cila ishte ndryshkur gjatë kohës së ruajtjes deri në pikën ku shumë nga përbërësit e saj ishin të pashpëtueshme.

“Për herë të parë e gjeta makinën në një ekspozitë ‘autobody’ në New Jersey dhe ishte mbeturinë. Ishte e mbuluar me grafitë, xhamat ishin thyer, por gjithsesi rashë në dashuri me të. Unë do ta marrë këtë makinë dhe do ta restaurojë”, tha Manning.

Manning tha se planet e tij u ndërprenë nga çështjet e buxhetit dhe mbeti në kërkim të një shtëpie të re për makinën.

Ai përfundoi duke e renditur makinën në eBay, ku u ble në vitin 2019 nga Michael Dezer, pronar i Muzeut të Makinave Dezerland Park dhe Atraksioneve Turistike në Orlando.

Makina u dërgua në Orlando dhe Manning shkoi për të marrë pjesë në restaurim.

Vetura ‘American Dream’ e restauruar përmban një pishinë, vaskë të nxehtë, një vend të gjelbër dhe një shtrat të madh uji.

Manning tha se makina tani do të shfaqet në Muzeun e Makinave Dezerland Park.

“Nuk mund ta vendosni në rrugë sepse është shumë e gjatë”, tha Manning. “Është ndërtuar për t’u ekspozuar”. /Telegrafi/


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa