Prej 57 mijë armëve me leje, 20 mijë janë nga ish-administrata e UNIMK-ut
BKT
Kosovë

Prej 57 mijë armëve me leje, 20 mijë janë nga ish-administrata e UNIMK-ut

Valjete Shala

Që nga periudha e luftës në Kosovë raportohet se janë rreth 57 mijë armë me leje. Prej këtyre, 20 mijë i përkasin periudhës së UNMIK-ut. Armët e kësaj periudhe janë legale, por nuk i janë nënshtruar ligjit të ri të armëve, është bërë me dije sot në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Kuvendit të Kosovës.

“Rreth 57 mijë armë janë të legalizuara në Kosovë, e rreth 20 mijë prej tyre nuk i janë nënshtruar ligjit të ri të armëve” është thënë në takimin e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Kuvendit të Kosovës, në të cilin kanë raportuar drejtori i Departamentit për Siguri Publike, Mensur Hoti dhe drejtori i Hetimeve të Policisë së Kosovës, Arben Paçarizi.

Në fund të takimit, kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha, ka mbajtur një konferencë për medie, në të cilën ka përcjellë një shqetësim për testin dhe rekrutimin e policëve të rinj. Ai ka thënë se ka rënë numri dhe interesimi i atyre që duan të konkurrojnë në polici. Sipas tij, procesi i testimit është përcjellë me disa probleme./Përgatiti: K.K/

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë:


MË SHUME NGA Kosovë