08:12 / 12.03.2022
Aktualisht në Kosovë janë 797 raste aktive me Covid-19
Në 24 orët e fundit, nga 1.021 testime, 47 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga IKSHPK, në vendin tonë janë aktualisht 797 raste aktive me Covid-19.
61 qytetarë janë shëruar sot, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.892.
Po ashtu, në 24 orët e fundit janë dhënë 356 doza të vaksinës Anti-Covid.
/F.Cërvadiku/























