Brenda 24 orëve janë dhënë 350 doza të vaksinës Anti-Covid
BKT
Kosovë

Brenda 24 orëve janë dhënë 350 doza të vaksinës Anti-Covid

Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në vendin tonë, janë dhënë 350 doza të vaksinës Anti-Covid.

Që nga fillimi i pandemisë, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.550 doza të vaksinës, ndërsa me dozen e dytë deri më tani janë vaksinuar 818.255 qytetarë.

Deri më tani janë dhënë 98.577 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës.

/F.Cërvadiku/


MË SHUME NGA Kosovë