Në SHSKUK po trajtohen 11 pacientë me Covid
BKT
Kosovë

Në SHSKUK po trajtohen 11 pacientë me Covid

Në SHSKUK, janë duke marrë trajtim mjekësor 11 pacientë me Covid-19.

Siç bëhet e ditur nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës edhe 3 pacientë të negativizuar, post-Covid janë në trajtim.

6 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse 2 pacientë po marrin trajtim në mjekim intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 9 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 3 pacientë

/F.Cërvadiku/


MË SHUME NGA Kosovë