09:57 / 18.03.2022
Në SHSKUK po trajtohen 11 pacientë me Covid dhe 3 post-Covid
Në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, janë duke marrë trajtim mjekësor 14 pacientë.
Prej tyre, 11 janë me Covid, kurse 3 post-Covid.
Siç bëhet e ditur në raport të SHSKUK-së, 7 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe 2 në mjekim intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 6 pacientë
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
Klinika e Pediatrisë , 2 pacientë
Spitali i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit , 1 pacient
/F.Cërvadiku/























