10:59 / 18.03.2022
Komuna e Prishtinës liron nga pagesa tre kategori për Trafikun Urban
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka marrë vendim për të liruar nga pagesa disa kategori të banorëve për shfrytëzimin e Trafikut Urban.
Sipas njoftimit të komunës në Facebook, nga pagesa lirohen Policia e Kosovës, Zjarrfikësit dhe nxënësit e shkollave fillore.
Në njoftim thuhet se “ky vendim u mor në shenjë falënderimi për punonjësit e linjës së parë dhe për të stimuluar përdorimin e transportit publik tek gjeneratat e reja”./S.K.
























