Intervistohen kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit
BKT
Kosovë

Intervistohen kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit

Sot zyrtarisht ka filluar intervistimi i pesë kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit.

Për këtë pozitë, në garë janë pesë kandidatë.

Prokurorët që kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit janë: Armend Hamiti, Blerim Isufaj, Kujtim Munishi, Lulzim Sulejmani dhe Shqipdon Fazliu.

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë vendim që procesi i intervistimit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të ri të Shtetit të jetë i hapur për publikun, duke bërë të ditur se ky proces do të monitorohet nga shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë.
Procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të ri bëhet pasi kryeprokurorit aktual Aleksandër Lumezit,  i skadon mandati në muajin prill.

Mandati i kryeprokurorit të shtetit është 7 vjeçar, pa mundësi riemërimi.

Lumezi u emërua Kryeprokuror i Shtetit më 21 prill të vitit 2015, pas dekretimit nga ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga./S.K.

 


MË SHUME NGA Kosovë