Në Kosovë brenda 24 orëve janë dhënë 351 doza të vaksinës Anti-Covid
BKT
Kosovë

Në Kosovë brenda 24 orëve janë dhënë 351 doza të vaksinës Anti-Covid

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në vendin tonë, brenda 24 orëve të fundit janë dhënë 351 doza të vaksinës Anti-Covid.

Siç bëhet e ditur, në të gjitha qytetet e Kosovës, që nga fillimi i pandemisë, janë dhënë 1.820.360 doza të vaksinës.

Me dozën e dytë janë vaksinuar deri më tani 819.597 qytetarë, ndërsa janë dhënë deri më sot 99.470 doza përforcuese dhe doza të treta.

/F.Cërvadiku/


MË SHUME NGA Kosovë