Ndihma e mërgimtarit për familjen tetë anëtarëshe
Zenel Hajrizi
Familja tetë anëtarëshe Ferizi nga Luboveci i Skenderajt kishte jetuar në shtëpi të dëmtua. Por tani me fillimin e muajt të solidaritetit, muajit Ramazan, do të jetojnë në shtëpinë e rivitalizuar, falë ndihmës së bashkatdhetarit Avdullah Kovaçi.
Janë këto pamjet e shtëpisë së vjetër me kushte minimale për banim ku jetonin familja tetë anëtarëshe Ferizi nga Luboverci i Skenderajt. Ndërsa për t?ia lënë së kaluarës këto pamje dhe kushte jo normale për banim, bashkëkombësi Avdullah Kovaçi me qëndrim në Gjermani investoi për rivitalizim të shtëpisë.
“Unë në një rast me një shok timin duke biseduar më tregon që një familje në Lubovec i ka kushtet shumë të tmerrshme”, tregon Avdullah Kovaçi, donator.
Shtëpia ka marrë pamje të re, ndërsa kryefamilajri thotë se ëndrra iu bë realitet.
“Na ka ndihmuar shumë s’kemi pritë deri më tani asnjëherë kështu na u bë ëndrra realitet, kështu jena shumë të gëzueshëm. Kisha pasë qejf me falënderua Dulin shumë edhe familjen e tij ishalla zoti i ruan gjithmonë”, thotë Përparim Ferizi, kryefamiljar.
“Po kthehem në Gjermani me zemër të plotësuar kur famijen Luboveci po e lë në kushte bashkëkohore të banimit me shpresë dhe besim te krijuesi që të vazhdojmë me mbështetje humanitare edhe në të ardhmen” thotë donatori, Avdullah Kovaçi.
Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:























