Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
KOK të mërkurën organizon aktivitete sportive në Gërmi. Për këtë do të ketë lidhje të drejtpërdrejt nga Parku Gërmia.
Mysafir do të jetë Pajtim Gashi menaxher i lartë i programit në NDI – Kosovë. Ai flet për “Rolin e integritetit të informacionit në mbrojtjen e demokracisë”.
Mysafire tjetër do të jetë Alma Shehu Lokaj nga Universiteti "Haxhi Zeka" dhe Bujar Gallopeni. Ata flasin për konferencën “arritjet e reja në shkencë, teknologji dhe art”
Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt nga Vushtrria, ku të ftuar janë Daut Kosumi fermer dhe Zenel Bunjaku nga IADK.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























