Boletini: Brenda dy viteve synojmë të përcaktojmë pronën e RTK-së
BKT
Kosovë

Boletini: Brenda dy viteve synojmë të përcaktojmë pronën e RTK-së

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot mban mbledhje, në të cilën po bëhet shqyrtimi i raportit të Shpenzimeve të Radio Televizionit të Kosovës për periudhën janar-mars 2022.

Kryetari i Bordit të RTK-së Besnik Boletini në këtë mbledhje, ka folur edhe për çështjen e pronës së RTK-së

“Ne si bord në kuadër të punës që e kemi, është çështja e pronës së RTK-së, do të bëjmë kontaktet me AKP-në dhe me çdo institucion kompetent që ta zgjidhim çështjen e pronës së RTK-së, sidomos tek pjesa e Radios. Gjatë mandatit dy vjeçar ta kemi çështjen e pronës ë RTK-së, të definuar”, tha Boletini.


MË SHUME NGA Kosovë