Komisioni për të Drejtat e Njeriut viziton Krushën e Madhe dhe Mejen
BKT
Kosovë

Komisioni për të Drejtat e Njeriut viziton Krushën e Madhe dhe Mejen

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për të Pagjeturit, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, së bashku me Bordin e Grupit të Grave Deputete, do të vizitojnë sot disa shoqata dhe ente të ndryshme në Krushë të Madhe dhe në Gjakovë.

Sikundër bëhet e ditur në një komunikatë për medie, në Krushë të Madhe do të vizitojnë koperativën bujqësore, që udhëhiqet nga znj. Fahrije Hoti, ndërsa në Gjakovë do të vizitojnë Strehimoren në këtë qytet, si dhe do të bëjnë homazhe në varrezat nē Meje, në shenjë të përvjetorit të 23-të dhe kujtimit të të rënëve në masakrën e Mejes.

E, në kuadër të kësaj vizite deputetët, gjithashtu, do të takohen edhe me Ferdonije Qerkezin, Nysrete Kumnovën dhe Luljeta Sharanin.


MË SHUME NGA Kosovë